Maqedoni
Protestuesit kërkojnë vendosjen e filtrave
13.12.2014 17:22
Me moton “Tetova do ajër të pastër”, “M’le tmarr frymë, ju jeni vrasës, sot Qindra qytetar kanë protestuarnë përpara fabrikës Jugohrom në Jegunovc...

Me moton “Tetova do ajër të pastër”, “M’le tmarr frymë, ju jeni vrasës, sot Qindra qytetar kanë protestuarnë përpara fabrikës Jugohrom në Jegunovc të cilët kanë kërkuar nga drejtuesit e fabrikës dhe autoritetet shtetërore të marrin masa për të ndaluar këtë helmim.
Protestuesit thanë se nuk kërkojnë largimin nga puna të punëtorëve që punojnë në kombinat por kërkojnë vendosjen e filtrave nga ato që fitojnë miliona euro në vit nga kjo fabric.
Kryetari i Shoqatës EcoGuerilla Arijanit Xhaferi ka apeluar deri tek institucionet kompetente që ta marrin me seriozitet zgjidhjen e këtij problemi.
Protesutesit vendosëm një dry në shenjë simbolike në portën kryesore të fabrikës së Jugohromit, nga këshilli organizativ i protestës theksuan se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
MIFTAR EMINI
