Zgjedhjet lokale 2021, “E majta” mbajti tubimin në komunën e Velesit
Aktivitetin parazgjedhorë “E Majta”.....

Aktivitetin parazgjedhorë “E Majta” e ka vazhduar në në qytetin e Velesit prej ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidatët e partisë që të udhëheqin me qytetin për katër vitet e ardhshme.
Duke numëruar prioritetet dhe përpjekjet e tyre që do t’i bëjnë për të zgjidhur problemet e qytetarëve kandidati i së Majtës për kryetar komune, Zlatko Arsov, banorëve të Velesit u tha se ai është i përfshirë në politikë, për të ndryshuar shpresën e të rinjve, tranzicionin e gjatë, varfërinë, të ardhurat e ulëta dhe dallimet klasore.
Ai premtoi se do të angazhohet për kujdesin social të qytetarëve ku sipas tij të gjithë individët në shoqëri do të kenë të drejta dhe liri të barabarta, të drejta civile dhe liri të shprehjes, si dhe shërbime sociale.
Arsov gjithashtu tha se do të angazhohet që ta bëjë Velesin zonë për një jetë të shëndetshme, për zhvillimin e potencialit tek të rinjtë dhe fëmijët, qëndrueshmërinë e energjisë, rehabilitimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e tokës bujqësore. Arsov mes tjerash shtoi se për zgjidhje të reja nevojiten kuadro të reja, të cilat sipas tij do t’i sjell “E Majta” të cilët do të kenë prioritet interesin publik para atij individual.
“Për shkak të pozitës të pashpresë të të rinjve tranzicionin e gjatë, varfërisë, të ardhurat e ulëta si dhe dallimet e dukshme në shtresa. Të gjitha këto gjëra të cilat i shohim janë vetëm një pjesë e angazhimeve të cilat më kanë shtuar motivimin që të aktivizohem për të krijuar ndryshimet. Dua që qyteti i Velesit të jetë një qytet nga i cili askush nuk do të ikë, por të qëndrojë për ta zhvilluar atë në të ardhmen.”,- tha kandidati për kryetar të Velesit – “E majta”, Zlatko Arsov.
Ndërkohë kryetari i “Të Majtës”, Dimitar Apasiev, në fjalimin e tij drejtuar popullit të Velesit, theksoi se këto zgjedhje lokale janë kyçe për rritjen e partisë. Duke ftuar qytetarët që të mbështesin kandidatin Zlatko Arsov ai u tha kandidatëve nga e Majta që të mos dorëzohen dhe të bien nën presion pasi që siç tha ai do të përpiqen që të ju korruptojnë.
“Unë besoj se nuk do të mund që të ju frikësojnë aq shumë, aq sa munden të ju korruptojnë. Çdo njeri ka një pikë të shkrirjes, do të ju ofrojnë lloj-lloj ofertash dhe do të ju them sa është shuma e një vendi në asamblenë komunale , do të ju ofrojnë 30 mijë euro para në thes. Mos u dorëzoni mos u shisni sepse të vetmen gjë që ka “E Majta” lënë është besueshmëria dhe imazhi i pastër. Ajo çfarë i duhet shtetit është struktura hierarkike dhe një parti që do të luftojë në pozitë të barabartë me partitë e tjera dhe kështu lindi “E majta”.”,- u shpreh kryetari i “Të majtës”, Dimitar Apasiev.
Aktivitetet e saja parazgjedhore “E Majta” i ka vazhduar në qytetin e Shtipit ku kanë realizuar takime joformale me qytetarët. Ata kanë porositur se këto zgjedhje janë një luftë për të rinjtë.
Në këtë qytet “E Majta” garon vetëm me listën për këshilltarë të cilët i prinë Senada Ibraimova. (Naim Ramadani, TVM2)
