Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM mbajti tubim në Gazi Babë të Shkupit

14.10.2021 15:50

Kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës Borçe Gjorgjievski nga radhët e koalicionit të LSDM-së...

Kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës Borçe Gjorgjievski nga radhët e koalicionit të LSDM-së i cili garon për mandat të dytë, shpalosi programin e tij zgjedhor për katër vitet e ardhshme dhe listën e këshilltarëve komunal në këtë komunë.
 
Gjorgjievski para banorëve u lëvdua me 200 projekte të realizuara, duke përmendur se në 14 zona industriale janë hapur 4.000 vende të reja të punës, se ka ndërtuar 48 kilometra rrugë, 23 kilomentra rrjet ujësjellës dhe kanalizues, 10.600 metra katror shtiza për këmbësorë, 3.100 metra shtizë biçikletash, se ka mbyllur 2.000 fidanë dhe se ka arritur të bëjë mbi 9.000 metra katror hapësirë e gjelbër. Në mandatin e ardhshëm, Gjorgjievski do të fokusohet t’i vazhdojë investimet në infrastrukturën rrugore në disa vendbanime tjera dhe të arrijë të thith më shumë investime në këtë komunë.
 
“Ju jeni dëshmitarë se unë nuk e prita fushatën zgjedhore për të filluar punën. Për katër vitet e ardhshme realizuam mbi 200 projekte, nëse e përllogaritëm këtë numër, i bie që çdo javë në udhëheqjen time kam filluar të realizojë me nga një projekt.  Shkolla, çerdhe, bulevarde dhe rrugë, ujësjellës dhe kanalizime, salla të sportit, shumë kënde lojërash, parqe, janë vetëm pjesë e projekteve të realizuara. Ju dëgjova në vitin 2017 dhe ashtu punova, dhe tani do t’ju vazhdojë për t’i zgjidhur edhe problemet tjera.”,- tha kandidati për kryetar të Gazi Babës – LSDM, Borçe Gjorgjievski.
 
Edhe kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov i cili po ashtu kërkon përkrahjen e qytetarëve për mandat të dytë pas vizitisë së komunës së  Gazi Babës përmendi disa prej projekteve të realizuara deri tani dhe projekte tjera që janë në realizim e sipër në këtë komunë.
 
Tha po ashtu se janë ndarë rreth 15 milion euro për rekonstruimin e tërësishëm të rrugës Pero Nakov dhe tregut të gjelbër me shumicë përgjatë kësaj rruge.  
 
“Ne arritëm të bëjmë atë që 40 vitet e fundit askush nuk arriti ta bëjë. Të rekonstruojmë bulevardin “Aleksandar Makedonski” me gjatësi prej 6 kilometra për vetëm për 40 ditë. E meremetuam edhe rrugën  “Bllagoja Stefkovski” në lagjen Maxhari, ndërsa së shpejti fillojmë me rekonstruimin e rrugës “Pero Nakov” dhe tregun e gjelbër me shumicë në këtë rrugë.”,- u shpreh kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit- LSDM, Petre Shilegov.
 
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se Gjorgjievski dhe Shillegov kanë treguar  rezultate të shkëlqyera menaxheriale. Thanë se ata të dy tre herë më shumë kanë punuar se sa ish - kryetarët e komunave të opozitës. Ajo që i veçon më së shumti këta dy kandidatë, tha Zaev, është se аsnjëheri prej tyre, nuk dëshiron të rrëzojë objekte afariste siç e bënte ish – udhëheqësia e kaluar e VMRO-DPMNE-së, por përkundrazi Shillegov dhe Gjorgjievski ndihmojnë dhe stimulojnë afaristët. Për këtë arsye Zaev dha vlerësimin e parë se më 17 tetor koalicioni i LSDM-së do të fitojë 3 herë më shumë kryetar se sa opozita. 
 
“Oponenti ynë opozitar në rrethin e parë më 17 tetor do të mund të fitojë në 6 komuna, ndërsa koalicioni i LSDM-së “Më të mirën për komunën time” në rrethin e parë do të fitojë me së paku 22 kryetarë të komunave, që është 3 herë më shumë se numri i fituar i kryetarëve të opozitës. Mbani mend fjalën se në rrethin e parë do të jemi 22 me 6 kryetarë për ne dhe Gazi Baba do të jetë pjesë e fitores tonë.”,- theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Gjorgjievski tha se së bashku me ndihmën finansiare të pushtetit qendror kanë arritur të shlyejnë borxhin prej 2 milion euro i trashëguar nga udhëhësitë e kaluara të kësaj komune. Koalicioni i LSDM-së në këto zgjedhje garon me gjithsej 69 kandidatë për kryetarë të komunave dhe me lista të këshilltarëve komunal në çdo komunë.
 
Programi i tyre ka disa shtylla të cilët detyrohen kandidatët të LSDM-së të përbetohen se do të vendosin sistem të mirëfilltë të komunikimit mes qytetarëve dhe kryetarët e komunave. Të jenë pranë tyre dhe t’i zgjidhin problemet e tyre në mënyrë sa më të shpejtë që është e mundur dhe njëherit t’u përgjigjen në afat 10 ditorë të gjitha iniciativave të qytetarëve.
 
Të gjithë kandidatët janë përbetuar se do të punojnë për të rritur investimet dhe vendet e reja të punës dhe për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje, për zhvillim të përshpejtuar ekonomik, se do të gazifikojnë shumë qytete të  vendit, dhe se do të investojnë në përmirësimin e  infrastrukturës  rrugore dhe në zhvillimin e turizmit duke pasur mbështetje për këtë projekte nga pushteti qendror.
 
REXHEP QAMILI