Zgjedhjet lokale 2021, BDI mbajti tubim në komunën e Kërçovës

14.10.2021 16:26

Agjenda e blertë e Bashkimit Demokratik....

Agjenda e blertë e Bashkimit Demokratik për integrim, u promovua para banorëve të Kërçovës. Kandidati për Kryetar komune, Fatmir Dehari, tha se  Kërçova do të frymëzojë, nxisë dhe inkurajojë  kthim të bashkëqytetarëve nga mërgata për të investuar në vendlindje, duke iu bashkuar investitorëve dhe afaristeve kërçovarë që Kërçova të behet vend joshës në të gjitha drejtimet.

Ai kërkoi që të kthehen kah zhvillimi ekonomik dhe të gjithë të bashkohen pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe kombëtare dhe Kërçova të bëhet komunë me kushtet dhe standard evropiane. Kandidati për kryetar komune në Kërçovë, Fatmir Dehari para qytetarëve tha se në mandatin e tretë do të transformojë komunën në të gjitha sferat.

“Kërçovën tonë në këtë mandat që po vjen e pret transformimi tërësorë në të gjitha sferat zhvillimore në bazë të parimeve, standardeve, përkushtimit dhe kontributit tonë të barabartë me te gjitha atributet euroatlantike për ta ndërtuar edhe më tepër e të ngjajë si qytetet që rrezatojnë zhvillim, pastërti, gjelbërim, dituri, dëshirë për ta vizituar, dashuri për vendlindjen nga mërgimtarët tanë.”,- tha kandidati për kryetar të komunës së Kërçovës – BDI, Fatmir Dehari.

Fatmir Dehari është dëshmuar si kryetar komune për të gjithë prandaj me 17 tetor të bashkohemi të gjithë rreth tij porositi lideri I BDI-së Ali Ahmeti, para kërçovarëve. Kandidati ynë Fatmir Dehari gjatë këtyre tetë viteve konfirmoi se ai ishte kryetar i bashkisë për të gjithë në këtë komunë dhe në atë drejtim le ta konfirmojë projektin për ndërtimin e një kapelë në varrezat ortodokse në Kërçovë.

"Edhe një herë u bëj thirrje votuesve, qytetarëve, shokëve dhe miqve tanë që të votojnë për Fatmir Deharin, i cili, si në dy mandatet e mëparshme, do të përmbushë pritjet tuaja dhe tonat”, ka thënë Ahmeti. Ai tha se në Kërçovë, BDI përballet vetëm me VMRO-DPMNE dhe me askënd tjetër.

“Ua thoni të gjithëve me 17 tetor ne përballemi këtu me VMRO me askënd tjetër dhe unë mendoj që ju të gjithë suksesshëm do jetësoni dhe materializoni vullnetin e juaj të fort. Me 17 tetor për Fatmir Deharin që me 18 tetor të vazhdoj misionin e tij, misionin e tij në Komunën e Kërçovës.”,- u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti duke iu referuar të arriturave të BDI-së tha se tani po kthejnë një faqe të re për Kërçovën e gjelbër, për një qytet të pastër dhe të zhvilluar, një qytet intelektualësh.

Projekt tjetër shume i rëndësishëm për Kërçovën është gazifikimi, agjenda e blertë parasheh edhe projekte për parandalimin e ndotjes së ajrit dhe ambientit. Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltar Gazmend Jusufi tha se është nder dhe përgjegjësi për të që të drejtojë një listë plot profesionist.

“Ndiej nderë dhe përgjegjësi të jem bartës liste ku prapa meje janë një grumbull kuadrosh profesionale të Kërçovës, secili i dëshmuar në profesionin e tyre, me shpresë që do të sjellim më të mirën për komunën tonë.”, tha Jusufi. (Sanije Duraku, TVM2)