“Ekonomist”, Samiti i Ballkanit Perëndimor 2021, Zaev: Zgjidhja, pas zgjedhjeve në Bullgari
Perspektiva evropiane e rajonit....

Perspektiva evropiane e rajonit, bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi ekonomik pas pandemisë ishin çështje kryesore që u diskutuan në Samitit e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “Ekonomist”.
Kryeministri, Zoran Zaev, tha se veç arritjes së Marrëveshjes së Prespës, vendi i ka plotësuar të gjitha reformat e domosdoshme për anëtarësim. Shprehu optimizëm se edhe kontesti me Bullgarinë do të zgjidhet pas zgjedhjeve në dy vendet përkatëse.
“Mendoj se 50% e shanseve do të rriten pas zgjedhjeve në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut. Madje s’do të duhet as të formohet qeveria, mjafton të dihet se s’do të ketë zgjedhje të reja shpejt. Politikanët janë shumë specifik. Ne kemi bisedime dhe mendojmë se ka zgjidhje, por i kuptoj politikanët atje pse nuk mund të premtojnë zgjidhje për shembull deri në fund të këtij viti, pasi në ndërkohë kanë zgjidhje.” – tha Kryeministri, Zoran Zaev.
Gir: Integrimi, interesi ynë i përbashkët strategjik
Ndërkaq, ambazadori i BE-së Dejvid Gir, ripërsëriti konkluzionet e Samitit të Bërdos, ku u rikonfimua përcaktimi për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Perspektiva europiane është interesi ynë i përbashkët strategjik dhe një zgjidhje e përbashkët strategjike. Nëse e shihni deklaratën e Samitit të Bërdos, liderët përcaktuan një vizion të përbashkët për zgjerimin e Evropës, përmes një procesi të arritjeve në transformimin politik, ekonomik dhe social, bazuar në vlerat dhe parimet evropiane, përfshi superioritetin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.”,- tha ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.
Fisher: BE është zgjidhja e vetme për rajonin
Ish zëv/kancelari gjerman Joshka Fisher, evokoi qëndrimet e Unionit para dy dekadash dhe tha se divijimi nga ky kurs do të kishte pasoja afatgjate për vetë Unionin.
“Pas luftës në Kosovë, pyetja kryesore ishte: Cila do të jetë zgjidhja e paqtë politike për rajonin? Dhe përgjigjja e vetme ishte, Evropa. Mendoj se kjo është pozita e saktë. Ky rajon i takon Evropës. Ka debate nëse Turqia i takon Evropës ose jo. Mund të keni pozita të ndryshme por, s’ka dyshim se Ballkani Perëndimor është Evropë dhe duhet t’i takojë Evropës, ose ne si BE do të paguajmë një çmim të lartë afatgjatë nëse nuk veprojmë siç duhet dhe nëse nuk i plotësojmë premtimet.”,- u shpreh ish zëvendëskancelari i Gjermanisë, Joshka Fisher.
Përkrtahje për perspektivën europiane të rajonit, posaçërisht për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Union dha edhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Bërns. Qëllimi fondamental është që të shohim Maqedoninë e Veriut të integruar plotësisht në Unionin Evropian dh gjithë angazhimi i tyre po ndihmon këtë proces”- theksoi Bërns. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
