Pendarovski takoi Lofven, Suedia mbështet fillimin negociatave me BE-në

14.10.2021 17:07

Presidentit Stevo Pendarovski dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Stefan Lofven...

Presidentit Stevo Pendarovski dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Stefan Lofven, në takimin e sotëm në Malme në Forumin ndërkombëtar  “Mbaj mend – Reago!”, kanë biseduar për kontekstin aktual në lidhje me fillimin e pritur të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin”.

Presidenti Pendarovski pasi falënderoi Suedinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe konzistente për integrimin tonë evropian e theksoi përkushtimin e shtetit ndaj procesit reformues, veçanërisht në fushën e qeverisjes të së drejtës dhe e përsëriti qëndrimin se anulimi i mëtutjeshëm i procesit të zgjerimit do të ketë pasoja negative afatgjate për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut lartë e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për përforcim të kapaciteteve të institucioneve maqedonase, veçanërisht në fushën e demokracisë, qeverisjes të së drejtës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Njëkohësisht, shprehu falënderim për mbështetjen që shteti ynë e merr përmes programeve të Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim  në shumë fusha.