Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska premton zgjidhje për problemet në Shkup

14.10.2021 17:14

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska....

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska, prezantoi tetë shtyllat mbi të cilat do të ndërtojë vizionin për Shkupin.

“Shkupi duhet të jetë një qytet i digjitalizuar. Shkupi duhet të duhet të ketë shumë më tepër gjelbërim. Shkupi duhet të duhet të jetë një qytet me trafik mesatar dhe funksional, një qytet me shumë ngjarje dhe festivale kulturore. Shkupi duhet të rivendosë solidaritetin dhe humanitetin dhe të angazhohet ndaj qytetarëve të tij. Shkupi do të jetë një qytet i së ardhmes, një qytet me kushte moderne për arsimin dhe një qytet i sporteve cilësore. Shkupi duhet të jetë qytet për të gjithë qytetarët e tij. Prandaj ju ftoj të votoni për ndryshimin.”,- deklaroi kandidatja e pavarur për kryetare në Shkup, Danela Arsovska.