KShZ – vazhdon procedura, shpërndahen materialet zgjedhore në KZK

14.10.2021 17:41

Nga shtypshkronja e Manastirit "Kiro Dandaro"....

Nga shtypshkronja e Manastirit "Kiro Dandaro" mëngjesin e sotëm janë shpërndarë materialet zgjedhore në të gjitha Komisionet zgjedhore komunale.

Thuhet se materiali i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit ka qenë materiali më voluminoz zgjedhorë për shkak të numrit të madh të kandidatëve të pavarur, listave të pavarura dhe koalicioneve.

Për rreth 20 ditë janë shtypur gjithsej 4.5 milion fletë votime dhe materiale të tjera shoqëruese.

Nga KShZ thonë se janë të ndarë në 8 grupe dhe me preventivë maksimale janë ngarkuar dhe shpërndarë me automjetet e postave të RMV-së ,të shoqëruara me sigurim të përforcuar policorë. Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, thekson se është i kënaqur nga puna e deritanishme dhe mbarëvajtjen e distribuimit.

“Kemi numër rekord të listave të kandidatëve të pavarur,lista të pavarura ,kemi më shumë koalicione dhe kështu kemi shumë material për tu shpërndarë. Në rrethin e dytë zgjedhorë jam i sigurt se do të zvogëlohet ky numër pasi që nuk kemi lista të këshilltarëve ,do të kemi nga dy kandidatë ,ndërsa në disa komuna ndoshta do të përfundojë në rrethin e parë. Kështu mendoj se do të ketë më pak punë.”,- tha kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Nga Shtypshkronja e Manastirit thonë se në fletëvotimin zgjedhorë ka 20 kode të sigurisë dhe nuk lejon mundësi për malverzime dhe keqpërdorime. Për të shtypur materialin zgjedhorë janë shpenzuar 60 ton letër.

“Ishin 80 Komuna, d.m.th. Këshill dhe Kryetarë pra janë 160 fleta të ndryshme, 10 komuna në Shkup, Këshill dhe Kryetarë  ,pra 180 fleta të ndryshme. Në këto 180 që i numërova kemi të shtypura me dygjuhësi, tre gjuhësi.”,- u shpreh Dragi Milloshovski nga Shtypshkronja "Kiro Dandaro".

Për herë të parë në këto zgjedhje do të shfrytëzohen edhe sisteme për identifikim biometrik të votuesve me shënja të gishtërinjëve. Të dielën do të hapen 3480 vendvotime ndërsa të drejtë vote do të kenë 1.8 milion qytetarë. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)