Konferenca e parë ndërqeveritare, Varvitsiotis: Të thirret urgjentisht për RMV–në

14.10.2021 18:10

Ministri i Jashtëm alternativ grek, Miltiadis Varvitsiotis....

Ministri i Jashtëm alternativ grek, Miltiadis Varvitsiotis, i angazhuar për çështje evropiane, i cili është për një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, dërgoi një mesazh nga vendi se konferenca e parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave me BE -në duhet të thirret menjëherë.

"Marrëdhëniet e mira si me vendin tonë ashtu edhe me Shqipërinë sigurisht mbështeten në besimin dhe zbatimin e duhur të Marrëveshjes së Prespës, diçka për të cilën po flasim me kolegun tim," tha ministri grek, duke shtuar se Greqia dëshiron që BE të zgjerohet dhe të pranojë të gjitha vendet në rajoni në Union.

“Për ne, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një politikë kombëtare që ne kemi zbatuar për gati dy dekada. Vlerësojmë se  séanca   ndërqeveritare duhet të thirret menjëherë për të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të sqarohen pozicionet për hapat e ardhshëm në negociata, si dhe për përshpejtimin e mundshëm të negociatave si për Serbinë ashtu edhe për Malin e Zi.”,- tha ministri i jashtëm alternativ grek, Miltiadis Varvitsiotis.

Dimitrov: Greqia mbështet integrimin tonë në BE

Dimitrov, nga ana tjetër, tha se ai dhe homologu i tij grek, i cili është në vizitën e parë në Maqedoninë e Veriut, patën një takim miqësor të përzemërt, i cili është një sinjal i fortë për të se Greqia mbështet integrimin tonë në BE.

“Për mua, kjo vizitë është një sinjal i mbështetjes greke, që e  shohim dhe në Bruksel, e pamë në Samitin e Brdos dhe në deklaratat publike të kryeministrit Mitsotakis dhe në deklaratat tuaja dhe jemi mirënjohës për këtë." Ne gjithashtu biseduam në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit që kemi me Greqinë, për përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, se si të kemi një bashkëpunim më të madh mes nesh dhe institucioneve tuaja në këtë drejtim dhe mendoj se biseda ka qenë frytdhënëse.”,- theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Varvitsiotis kujtoi se më shumë se 30 milionë euro janë drejtuar tashmë nga BE për reformat dhe përparimin ekonomik në rajon dhe shprehu gatishmërinë që Greqia të ndihmojë me njohuritë e saj teknike në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë Veriore. (Gazmend Rexhepi, TVM2)