Covid-19, 8 viktima e 421 infektime të reja në 24 orë
14.10.2021 18:12
8 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19....

8 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, u raportuan edhe 5 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 6 shtatori deri më 28 shtatori.
Nga personat e paraqitur 2 prej tyre kanë vdekur në spital, kurse 3 të tjerë në shtëpi. Nga 2900 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 421 persona, prej të cilëve edhe më tej kryeson Shkupi me 211 raste pozitive. Janë regjistruar edhe 395 pacientë të shëruar, Në vend ka 6.602 raste aktive.
