Miniera “Buçim”, dy alpinistë humbin jetën, Radovishi shpalli ditë zie

14.10.2021 18:32

Tragjikisht humbin jetën dy alpinistë...

Tragjikisht humbin jetën dy alpinistë, Zoran Majstorovski dhe Dragan Stanishkov, derisa po pastronin siloset në minierën Buçim në Radovish. Shkaku i tragjedisë nuk dihet.

Vendi i aksidentit është ende duke u siguruar nga policia, ndërsa është e ndaluar të shkohet deri atje. Terreni është fotografuar, ndërsa janë siguruar gjurmë dhe gjësende.

Nga Prokuroria thonë se janë lëshuar urdhra për të siguruar dokumentacionin teknik për siloset.

I gjithë dokumentacioni për angazhimin e dy alpinistëve, mes klubit “Ploça” dhe minierës “Buçim” do të rishikohet, dhe do të kontrollohet nëse janë respektuar rregullat e punës.

Gjetjet e autopsisë do të përcaktojnë shkakun e vdekjes së dy alpinistëve.

Nga Federata e alpinizmit të Maqedonisë  thonë se viktimat kanë qenë alpinistë me përvojë. Pas ngjarjes tragjike ku jetën e humbën dy alpinistë, Këshilli i qytetit të Radovishit në seancë të jashtëzakonshme ditën e sotme e shpalli ditë zije.