Zgjedhjet lokale 2021, PLD-RDM mbajti tubim në komunën e Kumanovës
Kandidatja për komunën e Kumanovës....

Kandidatja për komunën e Kumanovës, nga koalicionit PLD-RDM-së premtoi se do të ul pagesat shtesë të këshilltarëve komunal, do të financojë bizneset e vogla dhe të mesme dhe se do të jep vauçerë për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrik. Koalicioni premton se do të aplikojë me projekte konkrete për mbështetje nga fondet IPA.
“E përmirësojmë ekonominë në këtë komunë me çka do t’i ndihmojmë bizneset e vogla dhe të mesme me 200 mijë denarë për pajisje dhe vogla të punës që u nevojiten. Po ashtu do t’i ndihmojmë, inkurajojmë dhe mbështesim të rinjtë në mërgatë që të vijnë dhe investojnë këtu, do të angazhohemi për zhvillimin e turizmit rural. Të gjithë flasin për ringjalljen ekonomisë dhe për argjend e gjelbër, por sa e gjelbra është brenda nesh.”,- tha kandidatja për kryetar në Kumanovë - PLD-RDM, Teodora Dimitrovska.
“Sa i përket mbështes financiare të fondeve IPA, ne fillimisht do të duhet të përpilojmë projektet në fjalë, të bëjmë aplikimin dhe më pas të prezantojmë në opinion projektet nëse të njëjtat mbështeten financiarisht. Pse e them këtë sepse nuk dëshirojmë që të premtojmë diçka që nuk do të mund të realizojmë. Në këtë koalicion nuk ka persona politik por ka njerëz profesional me dinjitet dhe kredibilitet.”,- u shpreh kryetari i PLD-së, Goran Milevski.
Agjenda e gjelbër mbetet prioritet kryesor të koalicioni PLD-RDM. (Rexhep Qamili, TVM2)
