Zgjedhjet lokale, Tortevski: Padi penale për tragjedinë në Tetovë

14.10.2021 18:47

Kandidati për kryetar të Shkupit nga “Partia jote”, Aleksandar Tortevski....

Kandidati për kryetar të Shkupit nga “Partia jote”, Aleksandar Tortevski, tha se do paraqesin padi penale për  shkaktarët e panjohur të tragjedisë në Tetovë.

“Do të paraqesim dhe padi penale për shkaktarin e panjohur deri tani, Prokuroria Publike duhet të dëshmoj se kush është përgjegjësi për vdekjen e 14 personave. Ne mendojmë se nuk është e mundur që kjo tragjedi të kaloj pa përgjegjësi penale. Në çdo rast duhet dikush të mbaj përgjegjësi, qoftë ai që ka urdhëruar apo qoftë ai që ka kryerveprimin apo dhe ata që kryejnë mbikëqyrjen. Është fakt që janë djegur 14 persona dhe nëse do të kishte kushte teknike minimale deri tek kjo tragjedi nuk do të kishte ardhur.”,- tha kandidati për kryetar të Shkupit - “Partia jote”, Aleksandar Tortevski.