Maqedoni

Projekti “Spitali i Kukullave” realizohet në çerdhe

13.12.2014 18:19

“Spitali i Kukullave” është një proekt i OJQ “Blue Cell Interantional” i dedikuar për fëmijët e moshave 3-6 vjeçare...

“Spitali i Kukullave” është një proekt i OJQ “Blue Cell Interantional” i dedikuar për fëmijët e moshave 3-6 vjeçare, I cili ka për qëllim që të largojë  frikën e fëmijëve nga mjekët, personeli mjeksor dhe spitalet.
 
Ai gjithashtu është një trajnim i mirë për studentët e shkencave mjekësore në punën me fëmijë. Ky projekt realizohet në cerdhet e të gjitha qyteteve të Maqedonis Perendimore. 
 
“Si qëllim e kemi të largojmë frikën dhe ankthin te fëmijët të cilët e kan ndaj mantilit të bardhë , personelit mjekësorë dhe spitaleve. Aktiviteti përfëshihet nëpërmjet lojës interactive me fëmijët me 4 pika ku përfëshihet nëprmjet lojës interactive me femijët, ne jemi doctor të kukullave të tyre ndërsa fëmijët e marrin rolin e prindërit. Pjesa e dytë e aktivitetit është ku fëmijët bëhën mjekë dhe ata neve na kontrollojnë dhe na shërojnë”, shprehet mjekja Anila Bellcishta.
 
Ky proekt ka përfshirë edhe stomatologë të cilët I njoftojnë fëmiëjt me mënyrën e larjes së dhëmbëve dhe mbajtjes së higjenësë se gojës.
 
Personeli mjekësorë nëpërmjet këngëve dhe demostrimeve të ndryshme I mëson fëmijët edhe për pastrimin e duarëve dhe trupit. Ky aktivitet vazhdon edhe ditëve ne vijim.
 
“Ky aktivitete do të vazhdojë edhe në qytetet tjera , siu në Tetovë, Gostivarë,Dibër edhe Strugë,dhe do të përfundojë në Kercovë  kya aktivitete do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, shprehet mjekja Gzime Aqifi.
 
Projektin financiarish e mbështet ndërmarrja “ING LULI” nga Struga i cili tha se gjithmon do të jetë në dispozicion për tu ndihmuar “Fëmijëve”.
 
“Më dëshirën tonë kemi bërë sponzorimin e këtij program, duke marrë parasyshë se fëmijët kan fobi nga mjekët ne më këtë grup doktorësh mundohemi tua heqim këtë fobi që e kan fëmijëtnnga mjekët”, shprehet sponzori Visar Loga.
 
Në fund të aktivitetve pas lojrave me fëmijët dhe këshillave për mbajtjen e higjenës, fëmijëve u dhurhohen furça dhe pastë për dhëmbët, për ti vazhduar mësimet në praktikë në përditëshmëri.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU