Zgjedhjet lokale 2021, “Maqedonia e vetme”, kërkon votë në Prilep
Partia “Maqedonia e vetme”....

Partia “Maqedonia e vetme” kërkon votë për listën e këshilltarëve në Prilep. Thanë se qytetarët i kanë pranuar mjaft mirë premtimet e tyre.
“Nga ajo që pamë në Prilep, qytetarët i kanë mirëpritur të gjitha pikat e programit për të cilën angazhohen këshilltarët tanë për këtë komunë dhe për të gjithë Maqedoninë. Në takimet sy më sy me qytetarët u betuam se para Zotit dhe popullit maqedonas e të gjitë atyre që jetojnë këtu, do punojmë me ndershmëri e sinqeritet. Ne kemi politikanë të ndershëm. Këtu është edhe argument ynë më i madh, kërkojmë mbështetje me kandidatë të ndershëm që do mendojnë për projekte në interesin tuaj. Keni zgjidhje më 17 tetor të votoni për veten duke votuar për këshilltarët e partisë “Maqedonia e vetme.”,- deklaroi kryetari i Partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev.
