Zgjedhjet lokale 2021, “Për Kumanovën tonë”, premtime për gazifikim

14.10.2021 17:51

Nga iniciativa “Për Kumanovën tonë”...

Nga iniciativa “Për Kumanovën tonë”, premtojnë përfundim të gazifikimit, çmim më të ulët për kyçje në rrjet e projekte ekologjike

“Është ndërtuar 4500 metra rrjet gazifikimi. Është sjellë gazi deri në afërsi të më shumë institucioneve kyçe. Është parashikuar zvogëlimi i çmimit për kyçje në rrjetin e gazit si dhe investime në efikasitetin energjetik në të gjitha shkollat e komunës sonë. Në katër vitet e ardhshme ne premtojmë se do të vazhdojmë me mbrojtjen e ambientit jetësor përmes realizimit të një sërë projektesh të reja.”,- deklaroi Aleksandra Markovska nga I. Q . “Për Kumanovën tonë”.