Mot me vranësira dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut
Moti ne vend do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje te kohëpaskohshme te shiut...

Moti ne vend do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje te kohëpaskohshme te shiut, të cilat më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesët jugliundore, ndërsa në pjesët e tjera do të jenë me intensitet të dobët. Për shkak të ngrohjes në lartësi, në male reshjet sërish do të kalojnë në shi.
Temperatura e mëngjesit do te lëvizë prej 1 deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 5 deri në 11 gradë.
Ne Shkup moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, me reshje te shiut. Do te fryje erë e dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do te zbresë deri në 6, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 8 gradë.
Nga e shtuna do të ketë stabilizim të motit me rritje të temperaturave ditore. Gjatë fundjavës moti do të jetë më i vrenjtur dhe me erë, ndërsa nga e hëna do te ketë më shumë periudha me diell.
