Zgjedhjet lokale 2021, ASh-Alternativa mbajtën tubim në Gostivar
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët -Alternativa, mbajtën mbrëmë tubim në Gostivar...

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët -Alternativa, mbajtën mbrëmë tubim në Gostivar ku prezentuan kandiatin për kryetar dhe listën e këshilltarëve. Kandidati i opozitës shqiptare dhe kryetari aktual i Gostivarit Arben Taravari, deklaroi se më 17 tetor do të dërgohet porosia se dinë dhe e meritojmë të udhëheqin me këtë komunë edhe në katër viotet e ardhëshme. thumboi oponentin e tij nga BDI për të cilin tha se nga 24 pikat e programit që prezenton, 18 vecmë janë realizuar nga komuna që drejton në këto 4 vite.
Taravari tha se programi i ri për katër vitet e ardhshme quhet “Transformimi i një qyteteti” dhe se pika kryesore e cila promovohet , është turizmi katër stinor në Gostivar. Premtoi se nëse merr votën e qytetarëve edhe për një mandat, do të vazhdojë qeverisjen efikase.
Rikujtoi se derisa në vitin i 2017, Gostivari ishte I ranguar si komuna e 65-të përsa I përket transparencës, sot, Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut që udhëhiqet nga një shqiptar. Arben Taravari tha se duhet ruajtur epërsia deri në ditën e zgjedhjeve dhe u kërkoi antarëve të partis ëtë bisesojnë me cdo qytetar e në mbrëmjen e 17 tetorit, të gjithë të mblidhen e të festojnë fitoren në shehin e Gostivarit.
“Gostivari është i radhitur i dyti, pas Kavadarit. Përsëri komuna e parë shqiptare me besueshmëri te qytetarët. Vetëm në një analizë të USAID-it jemi të fundit, a e dini për çfarë, për korrupsion, dhe më ketë duhet të jemi shumë krenarë”, u shpreh kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga ASh-AAA, Arben Taravari.
Edhe krerët e koalicionit ASH-AAA ,kërkuan votë për Taravarin në Gostivar e për të gjithë kandidatët e tyre në cdo komunë. Thanë se fitorja e opozitës në Gostivar, Çair, Strugë, Bogovinë dhe komunat tjera do të jetë fitore për ndryshimin e madh historik për shqiptarët. u shprehën të sigurtë për fitoren në Gostivar e thanë se vecmë janë gati për festën në natën e përfundimit të zgjedhjeve pasi qytetarët u kanë dhënë besimin se në Gostivar mandati i dytë për Arben Taravarin është i vulosur.
“Pas 17 tetorit nuk do të ketë më komunë që do të udhëhiqet nga BDI, koalicioni ynë do të fitoj nga Struga deri në Likovë.. 17 tetori ka të bëj me vendlindjen, me shtëpinë me lagjen, me qytetin e me fshatin të cilit do të duhet ta ndërtojmë ta bëjmë të bukur dhe të ngrohtë”, theksoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
“Fitorja në Gostivar prej raundit të parë, fitorja në Çair, Strugë, Vrapçishtë, Bogovinë, do të jetë fitore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të jetë fitore për ndryshimin e madh historik në kampin politik të shqiptarëve”, u shpreh kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Thanë se oponentët e tyre, më kot janë munduar të ruajnë status quon duke dashur që politikën ta cilësojnë në forma të ndryshme e duke lënë mbrapa ndershmërinë . por sipas tyre, kandidatët e koalicionit Ash-Alternativa, po u tregojnë qytetarëve se mund të jesh në politikë dhe të mbetesh I ndershëm, se politika është nder dinjitet, guxim, përgjegjësi dhe mbi të gjitha është amanet, që ua lejnë fëmijëve në trashëgimi, për të qenë më e ndershme, më e ndritur ardhmëria e tyre. Sipoas tyre, këto zgjehdje nuk janë vetëm për të parët e komunave, e nëse fitohet bindshëm pushteti komunal, madje pa shkuar në zgjedhje parlamentare, mund të formohet edhe një shumicë e re në Kuvend.
ZEKIRJA MEXHITI
