Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PDSh mbajti tubim në komunën e Tetovës
15.10.2021 13:10
PDSh prezentoi në Tetovë, kandidatët për kryetar komune dhe këshilltarët komunal...

Kandidati për kryetar Sadi Bexheti u zotua se do ta bëjë komunën qytet me të cilin do të krenohen të gjith qytetarët.
“Sot jam para jush për t'ju siguruar se së bashku mund të bëjmë Tetovën, qytetin që duam. Një qytet me të cilin të gjithë qytetarët do të jenë krenarë pa ndarje. Tani është koha të aplikohet një mundësi e re, kreativitet dhe energji, për t'u përballur me problemet që brengosin çdo qytetar. Furnizimi modern me ujë me rezervuar, studim i detajuar i trafikut, vende parkimi në të katër hyrjet në qytet, transport publik me autobus, pastrim i plotë i qytetit, përcaktimi i disa pikave për riciklimin e plehrave, të cilat do t'i lejojnë çdo qytetari të kontribuojë në pastrimin e qytet”, u shpreh kandidati për kryetar komune në Tetovë nga PDSh, Sadi Bexheti.
“BDI dhe Ali Ahmeti janë 20 vjet në pushtet, nuk do t'ju jap argument tjetër, njerëzit tanë janë të dëmtuar nga pikëpamja ekonomike, ju e dini që shqiptarët në Maqedoni ishin ekonomikisht më të fortë se shqiptarët në Kosovë dhe shqiptarët në Shqipëri. Pas 20 vitesh jemi në vendin e fundit. Kam vizituar çdo vendbanim. Kudo më thanë se 80% e popullsisë së re shkoi jashtë vendit. Ne kemi problem që t'u shpjegojmë njerëzve se ne jemi ndryshe. Jam i bindur se do të fitojë profesor Sadi Bexheti. Tu japim mbështetjen kandidatëve të PDSH -së”, theksoi kryetari i PDSh-së, Mendu Thaçi.
Thaçi tha se pas fitores së partisë që drejton, shumë gjëra do të ndryshojnë.
VISAR SADIKI
