Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, “Më mirë për Tetovën”: I japim kahje të re qytetit

15.10.2021 13:26

Iniciativa qytetare “ Më mirë për Tetovën”, kërkon votë për listën e këshilltarëve...

Iniciativa qytetare “ Më mirë për Tetovën”, kërkon votë për listën e këshilltarëve. Premton transparencë, agjendë vërtetë të gjelbër, platformë reale, qyteti e qytëtarët në radhë të parë
 
“Në këto zgjedhje Këshilli Komunal ka rëndësi të vecantë si asnjëherë deri më sot. Mbyllja e komunës ndaj qytetarëve, ka krijuar nivel të lartë të mosbesimit ndaj pushtetit lokal. Këshilltarët zakonisht kanë qenë kuadro partiake e anonime. Ata votonin sipas urdhërave partiakë, për intertresa grupore, në dëm të qytetarëve. Sot jemi para jush me një ekip njerëzish me identitet e profesionistë të dëshmuar, që do i japin një kahje të re Tetovës. E ardhmja ka filluar., Rretho numrin 93. Ta bëjmë Tetovën qytet”, u shpreh Hadi Sulejmani, bartës i listës nga Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”.