Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO- DPMNE mbajti mbrëmë tubime në 4 komuna

15.10.2021 13:42

Koalicioni Ripërtëritja për Maqedonin I udhëhequr nga VMRO-DPMNE, platforën zgjedhore...

Koalicioni Ripërtëritja për Maqedonin I udhëhequr nga VMRO-DPMNE, platforën zgjedhore e ka prezentuar para qytetarëve të Makedonska Kamenicës, Delçevës dhe Pehchevëc dhe atyre të Berovës. Në këto zgjedhje më së miri është t’i besoni vetes dhe të merrni vendim i cili nënkupton ndryshime, dhënie të mundësisë që të ndërtojmë një të ardhme të ndryshme dhe të re të përbashkët, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë tubimit qëndror në Berovë.
 
Ai theksoi  se këto zgjedhje lokale janë me rëndësi thelbësore për drejtimin në të cilin do të lëvizë vendi, këto janë zgjedhje ku qytetarët me votën e tyre i dërgojnë një mesazh qeverisë. Mickoski thotë se ashtu si gjithçka në jetë, edhe ky episod i trishtuar do të përfundojë. Zëri  në zgjedhje do të shndërrohet në një zhurmë të madhe popullore.
 
Njerëzit që heshtën, vuajtën, vëzhguan, por gjykuan dhe prisin një shans. Dhe ky shansë është 17 tetori dita e diel. Për 2 ditë vjen dënimi i njerëzve. Për 2 ditë, njerëzit do ta kthejn atë që kriminelët ua vodhën çdo ditë, ka thënë Mickoski. Sipas tij  ,deri sa  Qeveria mburet me fletushka dhe reklama të shtrenjta nga të cilat qytetarët nuk kanë as një dobi,  frigoriferët e tyre po zbrazen, inflacioni ha buxhetet e familjes dhe xhepat e qytetarëve të zakonshëm janë bosh. 
 
“Vota juaj në këto zgjedhje është një mesazh për ata që kanë qeverisur vendin për 52 muaj. Dëshironi të sundoni me fuqi absolute edhe 4 vjet të tjera apo doni ndryshim? Nëse hasni në metodat e tyre në ditët e fundit të fushatës, lërini të mendojnë se u besoni. Nëse në ditët para zgjedhjeve ata ju bëjnë ndonjë premtim ose duan t'u japin ryshfet, buzëqeshni dhe thoni lamtumirë. Veprimet e tyre për betejë politike nuk janë veprimet tona. Dhuna dhe presioni i tyre nuk janë pjesë e fushatës sonë. Ryshfeti dhe gënjeshtrat e tyre politike nuk janë karakteristikat tona. Koha e tyre ka mbaruar. Fundi po shihet”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së , Hristijan Mickovski.
 
Kandidatja për kryetare në Komunë e Berovës, Eleonora Rashkovska bara banorëve të Berovës u zotua se nëse ajo fiton në zgjedhjet locale do ta shëndroj qytetin në komunë me të cilën do të krenohen të gjitha moshat. Ajo u zotua se gjatë mandatit të saj nuk do të ik rina ndërsa të moshuarve do tju mundësohet një jetë dinjitoze.  
 
“Vizioni im është që Berova të kthejë shkëlqimin e saj,  projekte që do të na mundësojnë zhvillim ekonomik local, do na mundësojë që t’i mbajm të rinjtë në vendlindje e kjo do i lumturojë edhe  të moshuarit, të ketë mirëqënie për të gjithë. Është koha që qytetarët të fitojn komunë locale pa nepotizëm dhe korrupsion. Të bëjmë një komunë që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bashkarisht të kthejmë shkëlqimin e qytetit , ndërsa ne të jemi qytetarë krenarë të Komunë së Berovës. Prandaj ne duhet t’u tregojmë atyre se nuk I mbështesim, nuk duhet të qëndrojmë në shtëpi. Me 17 tetor, të gjith duhet të dalim dhe të votojmë numrin 7 për një Berovë më të mirë, numrin 7 për një Maqedoni më të mirë”, theksoi kandidatja për kreyetar në komunën e Berovës nga VMRO-DPMNE, Eleonora Rashkovska. 
 
Ajo prezentoi disa projeket që do të krijojnë një komunë sabile. Tatime të vogla  komunale, rrjet kanalizimi, infrastruktur komunale më të mirë, rrejt ujësjellësi dhe ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet, dislokimin dhe ndërimin e një stacioni autobësësh të ri, kthimin e linjave locale, asfaltimi i rrugëve të reja.
 
Ajo gjithashtu premtoi se gjatë mandatit të saj prioritet do të ketë  investimin në shërbimet zjarrëfikëse edhe atë ivestim në resurse njerzore, makina zjarrëfikëse si  dhe koordinim institucionale. Program jonë për Berovën garanton shumë vetëm duhet të lexohet dhe do të kuptohet se kaa shumë projekte që janë për të gjitha moshat tha Rashkovska.
 
SEDAT SELIMI