Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, BDI mbajti mbrëmë tubim në komunën e Tetovës

15.10.2021 13:58

Bashkimi Demokratik per Integrim, në tubimin zgjedhor në Tetovë...

Bashkimi Demokratik per Integrim, në tubimin zgjedhor në Tetovë, e prezentoi kandidaten për kryetare  komune dhe listën për këshilltar komunal. Kryetarja aktuale e Tetovës Teuta Arifi, e cili kandidon për një mandat të tretë, tha se në këto 8 vjet, një qytet me probleme ekzistenciale është bërë një vend ku është bërë shumë punë.
 
Ajo theksoi se Agjenda e blertë, është një plan për të ardhmen e qytetit, i cili përfshin  projekt gazifikimi, projekt kanalizimi si dhe  projekt për teatër . Arifi premtoi se dyert e komunës së Tetovës do të jenë gjithmon të hapura për qytetarët dhe ekipi I saj do të jep maksimumin që tju ofroj ndihmën e nevojshme. 
 
Ka dilema dhe opinione të tjera, shpesh, qytetarët më thonë se mund të bësh edhe më shumë. Mund të bëhet më shumë, dhe unë pajtohem me ta, ne kemi arritur që këta qytetarë me të drejtë të kërkojnë edhe më shumë, të kenë të drejtën për më shumë, për një jetë më të mirë, ka thënë Arifi. 
 
“Agjenda e blertë  nënkupton projektin e madh të gazifikimit, projektet e kanalizimeve dhe të teatrit që u nënshkrua sot. Edhe njëherë ju them dhe sot qëndroj para jush si Teuta juaj dhe kryetarja juaj që jam gjithmonë, ajo derë e hapur e cila është derë e një nëne, një nënë e cila nuk e ka asnjëherë derën e mbyllur për bijtë dhe bijat e veta, e cila gjithmonë e don më të mirën për anëtarët e gjithë bashkësisë së vet të madhe që quhet qytet, një nëne dhe një dhimbje, e cila ka dhimbje prej më të voglit deri te më i madhi, që ka dhimbje nga më i riu e deri te më i moshuari për ta arritur atë që ne kemi qëllim fillestar, arritjen e një mirëqenie më të mirë”, u shpreh kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës nga BDI, Teuta Arifi.
 
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar momentet që kanë bërë historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ka paralajmëruar përkrahjen maksimale të tij dhe ekipit të ekzekutivit për çdo kryetar komune për suksesin e kapitullit të ri të agjendës së blertë proeuropiane. Ahmeti, tha se ka dy kapituj në jetë, njëri është Marrëveshja e Ohrit, dhe e dyta është Agjenda e blertë.
 
“Unë dy kapituj i kam në jetën legale, një është i Marrëveshjes së Ohrit dhe i dyti Kapitulli i blertë. Kapitulli i parë është ai që unë e kam bërë bashkë me shumë bashkëluftëtarë, por edhe bashkë me shumë shokë të rënë nëpër beteja. Ai është një kapitull i veçantë dhe i papërsëritshëm për mua dhe për të gjithë ne që e krijuam dhe e bëmë atë histori. Kapitulli që hapim do përkushtim, do studiues, do njerëz të përgatitur, ato ne i kemi si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor. Kush ma mirë mund ta zbatojë e materializojë këtë agjendë, kush më mirë se fillimin e zbatimit të kësaj platforme mund ta bëj në nivel vendor, këtu në Tetovë sesa Teuta me përvojën dhe njerëzit që ka. Për këtë arsye edhe përcaktimi i qytetarëve është, i shumicës së tyre, që edhe për katër vitet e ardhshme t’i prijë këtij misioni Teuta Arifi”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Bartësi I listës, Blerim Osmani, premtoi se do ta bëjn Tetovën qytet urban dhe të pastër me gjelbërim. Me votën tuaj, ne do të jemi në gjendje të realizojmë agjendën e blert, në çdo lagje në çdo shtëpi, kjo fitore që na pret nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e tuaj. 
 
Talat Xhaferi, duke dhën mbështetje për Arifin, u shpreh se  nuk ka dyshim se Tetova, Kumanova, Likova, Shkupi, Haraçina, Gostivari, Vrapçishti, Kërçova, Struga, Dibra, Dollneni, Pllasnica, Bërvenica, Bogovina, Tearca, Zhelina, Studeniçani edhe kësaj radhe do të veprojnë drejtë, duke votuar blertë, duke votuar numrin 3 më 17 Tetor që të tregojnë njëherë e përgjithmonë se kush ku e ka vendin.
 
SANIJE DURAKU