Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Lëvizja Besa mbajti mbrëmë tubim në Gostivar
15.10.2021 14:13
“Lëvizja BESA” mbajti mbrëmë tubim në Gostivar...

Thanë se kanë përzgjedhur kandidatë profesionistë e me integritet. Premtuan më shumë zhvillim ekonomik dhe bënë thirrje për votim të guximshëm për të sjellë ndryshimin.
“Ne dallojmë nga oponentët politikë, si nata me ditën. Në Lëvizjen Besa ka vetëm njerëz të ndershëm e të përkushtuar të ditur e që dinë të qeverisin e këtë e dëshmuam në qeverisjen një vjecar e dëhsmojmë edhe në qeverisjen me Gostivarin. Fokusi ynë do jenë politikat në fushën e investimeve, vende të reja pune arsim shëndetësi e cdokund ku prekin kompetencat e komuëns”, u shpreh kandiati për kryetar të Gostivarit nga Lëvizja Besa, Fadil Zendeli.
“Është koha që përfundimisht Gostivari dtë dalë nga ky qark bardhë e zi e të kemi një kryetar që ja do të mirën dhe që punon për Gostivarin. Lëvizja Besa ka ofruar kandidatët më të mirë në këto zgjedhje, e këtë e kanë pranuar edhe oponentët tanë”, theksoi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Nga Besa thanë se presin mbështetje masovike në të gjitha komunat ku garojnë.
LULZIM HAZIRI
