Maqedoni

KME “Osllomej”, intensivisht ndërtohet elektrana fotovoltaike

15.10.2021 14:29

Për disa muaj duhet të përfundojë instalimi i paneleve fotovoltaike në sipërfaqe prej 15 hektarë

Për disa muaj duhet të përfundojë instalimi i paneleve fotovoltaike në sipërfaqe prej 15 hektarë, në kombinatin e minierave energjetike “Osllomej”.
 
Kontraktori turk intensivisht po e ndërton elektranën e parë fotovoltaike prej 10 megavatëve, e cila është në pronësi të SHA EMV-së, e cila në nivel vjetor do të prodhojë  energji elektrike për 15 deri 17 gigavat në orë.
 
Nga partneriteti publiko-privat, EMV do të marrë 18.5% të energjisë elektrike të prodhuar, kurse investitorët do të marrin përsipër një pjesë të punonjësve të KME Osllomej.
 
“Në elektranet fotovoltaike do të punojnë të punësuarit tanë nga KME “Osllomej”. Ashtu është marrëveshja me ndërmarrjen për parneritet publiko-privat për 100 megavat dhe kjo do të thotë siguri shtesë për të punësuarit tanë nga KME Osllomej”, u shpreh kryetari i ShA elekranet e Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski.   
 
Praktikisht, ky është hapi i parë për tranzicion të plotë të energjisë, të një termocentrali qymyri në përdorimin e energjisë diellore, ku EMV do të ndërtojë 2 kapacitete prej nga 10 megavat secila, dhe me partneritet publiko-privat do të ndërtohen edhe dy termocentrale të tjerë me kapacitet prej 50 megavat secila, për të cilat marrëveshjet u nënshkruan në qershor të këtij viti.
 
Në vend të 120 megavat qymyr, do të fitohet e njejta sasi e energjisë elektrike duke përdorur fuqinë e diellit.
 
ERSAN PAJAZITI