Imunizimi i popullsisë, 74.9% e të infektuarve me Covid-19 të pa vaksinuar

15.10.2021 15:38

Gjatë periudhës prej 6 Gushtit deri më 14 tetor...

Gjatë periudhës prej 6 Gushtit  deri më 14 tetor në territorin e vendit  40.208 qytetarë kanë rezultuart pozitiv me  Covid 19, prej tyre 25% kanë qenë të vaksinuar me dy doza, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas statistikës, 30.142 qytetarë, gjegjësisht 74.9% e rasteve pozitive me Covid-19 nuk kanë qenë të vaksinuar.

Përqindja e të hospitalizuarve të cilët janë të pavaksinuar arrin 79%, ndërkaq vetëm 21% nga të gjithë pacientët e hospitalizuar për momentin janë të vaksinuar me dy doza.

Gjatë periudhës prej 6 gusht deri më 14 tetor në vend  kanë vdekur 1382 pacientë me Covid-19, 1149 nga të vdekurit, gjegjësisht 83% nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse vetëm 17%, gjegjësisht 233 kanë pranuar vaksinën- thonë nga Minsitria e Shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 2.504 doza të vaksinës, prej të cilave 713 janë aplikuar si dozë e parë, 1.730 janë rivaksinime, kurse 57 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës.

Në vend gjithsej janë vaksinuar 797.988 qytetarë, janë rivaksinuar 758.001, kurse dozën e tretë e kanë pranuar 1.039 qytetarë.

Vaksina kundër gripit sezonal, nënshkruhet marrëveshje për 40.000 doza

Ministria e shëndetësisë njofton se është nënshkruar edhe marrëveshje për furnizimin me 40.000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal.

Qytetarët të cilët janë vaksinuar me vaksinë kundër Kovid-19, në afat prej 14 ditësh, mund të vaksinohen me vaksinë kundër gripit sezonal. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)