Mot i keq në Greqi, stuhia “Balos” përmbyt rrugë, shkolla e banesa

15.10.2021 17:31

Greqia po përballet me përmbytje të jashtëzakonshme....

Greqia po përballet me përmbytje të jashtëzakonshme teksa për të dytën ditë radhazi, stuhia “Balos” solli reshje të dendura në ishullin e Korfuzit dhe probleme serioze në rajonin e Atikës, duke përmbytur banesat, shkollat dhe rrugët.

Mijëra qytetarë mbetën të bllokuar në automjetet e tyre dhe autobusë, për disa orë me radhë.

Autoritet në Korfuz shpallën gjendjen e emergjencës.Sasia e pazakontë e reshjeve dhe infrastruktura problematike e Athinës, çuan në paralizë qarkullimin në arteriet kryesore rreth vendit.

Linja hekurudhore Kifissia-Pireus, u nda në dysh për shkak të grumbullimit të ujit, e po ashtu shërbimet e tramit dhe autobusëve patën një sërë problemesh.Më shumë se 40 shtëpi dhe biznese janë të përmbytura, ndërsa një stadium u zhduk nga sasitë e jashtëzakonshme të shiut që kanë rënë.

Zjarrfikësit janë në terren duke ndihmuar në evakuimin e qytetarëve, ndërsa kanë bërë apel për kujdes.

Në Kifissos dhe Paraliaki është vendosur ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet, ndërsa në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Renti pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.