Covid 19, 9 viktima, 413 infektime të reja në 24 orë

15.10.2021 15:50

9 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19...

9  pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Viktima më e re është 28 vjeçe nga Shkupi.

Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “ Termini im”, u raportuan edhe 4 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 6  deri  9 tetor.

Nga  një person ivdekur është regjistruar në Kumanovë, Strumicë, Kërçovë dhe Gostivar.  2 persona kanë  ndërruar jetë në kushte spitali dhe dy të tjerë në shtëpi. Nga 3.035 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 413 persona, kryeson Shkupi me 209 raste të reja.  Janë regjistruar edhe 309 pacientë të shëruar, derisa në vend ka 6.693 raste aktive.