Zgjedhjet Lokale 2021, MPB garanton sigurinë e procesit zgjedhor
MPB është maksimalisht e përgaditur....

MPB është maksimalisht e përgaditur për tu përgjigjur ndaj sfidave rreth sigurisë të procesit zgjedhor.
Para fillimit të heshtjes zgjedhore ministri i brendshëm Oliver Spasovski dërgoi mesazh te qytetarët të jenë partner të policisë, sepse siguria është qëllim i përbashkët.
“Marrdhënia e partneritetit d.m.th këmbim të informatave, parqitje në kohë në MPB të aktivitetev eventuale joligjore, shkeljen e të drejtës zgjedhore, ose çfardo lloj keqpërdorimi të kësaj të drejte të garantuar kushtetuese. Policia është e përgaditur të jetë garantuese për mbojtjen e ligjshmërisë, rregullit dhe sigurisë” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Zgjedhjet paraqesin provim demokratik për pjekurinë e një shteti, andaj qëllimi parësor është zbatimi me sukses i këtij provimi, si një vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për anëtarësim në BE, shton Spasovski.
“Bindja ime e thellë është se më 17 tetor vendi do të kalojë provimin e pjekurisë. Vetëdija politike e qytetarëve për përgjegjësinë që kanë për të ardhmen e vendit është në një nivel të lartë. Integriteti i procesit zgjedhor varet nga respektimi i parimeve demokratike , në bazë të të cilave qytetarët munden të shprehin vullnetin e tyre, në atmosferë të qetë duke respketuar masat për parandalim të kovid 19” – deklaroi Spasovski.
Sipas Spasovskit, ky proces zgjedhor pritet të jetë fitore e demokracisë dhe vlerave evropiane. (Flutura Latifi, TVM2)
