FNF dhe RRZHR, shënohet dita ndërkombëtare e grave rurale

15.10.2021 16:15

Në shënimin e ditës ndërkombëtare të grave nga zonat rurale....

Në shënimin e ditës ndërkombëtare të grave nga zonat rurale,  Federata Nacionale e Fermerëve dhe Rrjeti për zhvillim rural kërkon rritjen e mundësive për punësimin e grave të zonave rurale, krijimin e masave për pranimin e punës pa pagesë të tyre  gjatë kujdesit për familjen, dhe gjetjen e zgjidhjes për gratë që vijnë nga zonat rurale e që nuk kanë realizuar të drejtën për pensionim.

Gratë nga zonat rurale përballen me numër të madh sfidash, thonë nga Rrjeti i Grave. Kushtet e pavolitshme  i detyrojnë gratë rurale për jetë në varfëri më të madhe dhe e nxisin migrimin. 

“Shumica e grave që vijnë tek ne po kërkojnë makina të kalibrimit të lajthisë për kalibrim, pastaj masa vakumi për djathin e kështu me radhë. Në atë pjesë ishte nevoja më e madhe që ato të bënin plane biznesi”.

“52% e të anketuarve deklaruan se ky ligj rural nuk përfaqësohet dhe promovohet sa duhet në politikën urbane të vendit tonë” – u shpreh Risteska Mirçeska nga Rrjeti i Grave Rurale.

Rreth 64 përqin nga gratë rurale nuk janë aktive në tregun e punës, për shkak të angazhimit në familje dhe kujdesit ndaj fëmijëve, ndërsa 47 % e grave të papunësuara rurale kryejnë punë pa pagesë në fermat familjare.

Vetëm 5% e grave rrallë here rezultojnë bartëse të pronës dhe tokës bujqësore edhe atë pasi bëhen të veja, theksojnë nga Federata Nacionale e Fermerëve. (Gyltene Sinani, TVM2)