Radev nga Sofja: Të mbrohen të drejtat e bullgare në RMV

15.10.2021 16:32

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev...

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sërish bën  thirrje për respektim të të drejtave bullgare në Maqedoninë e Veriut,  duke theksuar se njëherit   kjo kërkesë është edhe parakusht për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Kjo është parahyrje e derës  së integrimit të RMV-së  në BE. E drejta e bullgarëve, mosdiskriminimi si dhe përfshirja e plotë e tyre në jetën politike, kulturore, ekonomike në atë shtet,  është jashtzakonisht e  rëndësishme  dhe përkrahim kërkesat e tyre që të jenë të përfshirë në kushtetutën e RMV-së,  si dhe solemnisht të shpallen nga ana e prsidentit të  qeverisë dhe parlamentit të Maqedonisë së Veriut” – u shpreh Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Presidednti bullgar Radev ka komentuar edhe shkatërrimin e varrezave ushtarake bullgare në Maqedoninë e Veriut. Thotë se rasti po hetohet nga Ministria e mbrojtjes dhe ajo e jashtme bullgare. Ndërsa aktin e  quan shkatërrim të trashëgimisë kulturore-bullgare nëMaqedoninë e Veriut. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)