Zgjedhjet Lokale 2021, BDI: Presim fitore historike në çdo komunë
15.10.2021 17:05
BDI është e sigurt për fitore historike....

BDI është e sigurt për fitore historike. Sa i përket premtimit për president shqiptar, thonë se duhen thyer parimet e etnisë monopol.
“Kemi vetëm katër komuna në të cilat kryetari është shqiptar dhe jo nga BDI. Ne mendojmë se numri i katër komunave do të bjerë ndjeshëm dhe BDI do të veçojë një fitore zgjedhore në shumicën e komunave, urbane dhe rurale, nga Likova në Strugë. Koncepti konsensual i një presidenti mbetet zgjidhja më e mirë për këtë vend. Kjo nuk është çështje afatesh dhe dinamikash, ajo që BDI po bën është sfidimi i stereotipeve. BDI është bërë disi drejtuesi i rrugës progresive euroatlantike." – u shpreh zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
