Të punësuarit e Postave në protestë, kërkojnë paga të rregullta dhe më të larta

15.10.2021 18:23

Të punësuarit e Postave të Maqedonisë së Veriut....

Të punësuarit e Postave të Maqedonisë së Veriut  kanë protestuar në mënyrë të qetë duke shprehur pakënaqësitë e tyre për kushtet e punës.

Ankohen për mos pagesën e rregullt të pagave, si dhe kërkojnë edhe rritjen e të ardhurave mujore. Thonë se kriza financiare e institucionit cënon sigurinë e tyre në të ardhmen.

“Pagë për shtatorin, muajin e kaluar, ende nuk kemi marrë. Gjendja momentale ka shkaktuar frikë tek të punësuarit, për vendin e tyre të punës. Kushtet e këqija në të cilat ndodhemi, mungojnë gjërat elementare për punë, unfiromat, furnizuesit, biçikleta, kompjuterë, printerë. Gjatë kohë nuk kemi marrë rrogën shtesë (K15), ndërsa rroga është minimale. Duam të shprehim pakënaqësitë tona dhe të tërheqim vëmendjen e ekipit menaxhues për situatën momentalen, të merren masa, që kompania jonë të vazhdojë punë të suksesshme.” – tha përfaqësuesi i Sindikatës, Ranko Pejovski.

“Ishte kohë pandemie, skemi pasur asgjë, kemi qenë me harxhimet tona, maskat tona, dezinfektuesit tanë, temperatura  ka qenë katastrofë gjithë verën, kemi qenë në temperaturë 40, ka qenë kohë e vështirë, edhe ne kemi pasur punë me njerëz, në ambient të myllur, por asnjë nuk ka pyetur. Është turp, mospërgjegjsi për punëtorët.” – deklaroi Refije Dervishi, punonjëse në Postë.

Punonjësit e postave thonë kjo është një protestë paralajmëruese,  kërkojnë takim me kompetentët dhe zgjidhje të shpejtë për kërkesat e tyre. (Leunora Kaliqi, TVM2)