Zgjedhjet Lokale 2021, LSDM vazhdoi fushatën në Gostivar dhe Kërçovë

15.10.2021 17:17

Karavani zgjedhor i LSDM-së....

Karavani zgjedhor i LSDM-së  “Më të mirën për komunën time” prezantoi listën e kandidatëve këshilltar për këtë komunë.

Bartësi i kësaj liste Stanisha Matevski para banorëve të këtij qyteti përmendi se angazhimin e këshilltarëve komunal të LSDM-së do të jenë në përmirësimin e infrastrukturrës rrugore, rregullimi dhe mirëmbajtja e mbeturinave dhe hapësirave publike, zgjerimin e strehimoreve për qentë endacak, zhvillimit të përshpejtuar ekonomik, investime dhe mbështetje të madhe nga pushteti qendror për komunën dhe për rinjtë.

“Gostivarin e meritojne vetëm njerëzit profesional, të ndërgjeshëm dhe të ndershëm. Për këtë arsye theks të veçant vendosëm per rekonstruimin e sallave të sportit, per regullimin dhe gjelbërimin e të gjitha oboreve të  shkollave, do të angazhohemi për rikonstruimin e gjitha çerdheve dhe ndërtimin e një çerdhe  te re . Gostivari duhet të jetë qytet në të cilën të rinjët do të ndërtojnë të ardhmen e tyre, jo rastësisht kyçëm këshilltarë të  rinj, sepse zëri i tyre duhet të dëgjohet” – deklaroi bartësi i listës të këshillit komunal në Gostivar nga LSDM, Stanisha Matevski.

Në Gostivar koalicioni i LSDM-së nuk ka kandidat të vetin për kryetar komune, Zaev thotë se nuk e mbështesim qeverisjen aktuale. Akuzon Taravarin se është duke u marrë me kryeministrin, se nuk ka punuar të mjaftueshëm dhe kjo ësthë arsyeja që nuk duhet votuar.

Zaev u bëri thirrje qytetarëve që më 17 tetor të votojnë listën e kandidatëve komunal të LSDM-së dhe kandidatin e koalicionit qeveritar sipas marrëveshjes paraprake me BDI-në.

“Ku do të ishte fundi i Gostivarit nëse Taravari gjysmën e kohës e shpenzonte për realizimin e projekteve, e jo për Zaevin. Derisa të gjithë kryetarët punoshin për ndërtimin e bulevardeve, urave rrugëve nëntokësore, kanalizimeve etj, ai vazhdimisht po u preokuposhte me Zaevin dhe me Qeverinë. Andaj Ju bëjë thirrje që më 17 tetor masovisht ti mposhtim Selëm dhe Mickovskin, VMRO-DPMNE-n , dhe Aleancën për Shqiptarët” – u shpreh Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Edhe nga Kërçova kreu i LSDM-së dha mbështetje për kandidatin e BDI-së, Fatmir dehari. Theksoi se ai është zgjidhja më e mirë për këtë qytet.

“Ne do të japim mbështetjen tonë për Fatmir Deharin, sepse kemi marrëveshje dhe mbështetje mes nesh dhe kjo gjë duhet treguar publikisht. Sekretari do të jetë i yni  dhe do të ketë shpërndarja të përgjegjësisë nëpër institucionet. Kjo është zgjidhja më e mirë për të gjithë, çdo gjë tjetër është rrezik. Andaj votoni Fatmir Deharin” – deklaroi  Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaevi tha se pushteti qendror vazhdon me realizimin e projekteve kapitale në rajonin e Pollogut që përfshin ndërtimin e trasës gazjellëse Shkup - Tetovë - Gostivar, studmi fizibilitetit për vazhdimin e pjesës tjetër të trasës gazsjellëse në Kërçovë, rekonstruimin e 5 urave në atostradën A2, ndërtimi dhe paisjen e tërësishme të një çerdheje me kapacitet prej 90 fëmijëve, ndërtimi i 5 kilometrave të rrjetit ujësjellës . (Rexhep Qamili, TVM2)