Greqia përfshihet nga moti i keq në shumë zona, përmbyten shtëpi,mbyllen biznese e shkolla

15.10.2021 19:14

Rreshjet e dendura të shiut dhe moti i keq....

Rreshjet e dendura të shiut dhe moti i keq që kapluan Greqinë këtyre ditëve shkaktuan përmbytje të mëdha në shumë zona.

Stuhia “Balos” solli probleme serioze ku në Atika janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur.

Më shumë se 40 shtëpi dhe biznese janë të përmbytura, ndërsa një stadium u zhduk nga sasitë e jashtëzakonshme të shiut që kanë rënë. Zjarrfikësit janë në terren duke ndihmuar në evakuimin e qytetarëve.

“Jemi duke evakuar popullatën gjatë tërë natës. Dëmet janë të papërshkruara” – tha një zyrtarë.

“Çka mund të bëjmë ne? baltë gjithandej,brenda dhe jashtë shtëpisë. Por fat që jemi shëndosh. Së pari kishim zjarret tani përmbytjet” – u shpreh një banore.

“Duam punë në sigurinë nga përmbytjet dhe mbështetje, sepse vendi jonë disa herë është goditur” – deklaroi një banore tjetër.

Pamjet në rrjete socilae janë trishtuese ku një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej në ujë, ndërsa njerëzit ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga uji. Në Kifissos dhe Paraliaki është vendosur ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet, ndërsa në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Rentit kishte edhe ndërprerje të energjisë elektrike. (Leunora Kaliqi, TVM2)