Zgjedhjet Lokale 2021, LSDM përmbyll fushatën në Haraçinë dhe Kumanovë

15.10.2021 19:43

LSDM “përmbylli fushatën zgjedhore....

LSDM  “përmbylli fushatën zgjedhore me tubimet në Haraçinë dhe Kumanovë. Kanditja për kryetar të komunës së Haraçinës, Milikije Halimi u bëri thirrje qytetarëve që më 17 tetor ta votojnë ata pasi që, sipas saj, ajo ka arritur të zhvillojë Haraçinën si asnjëherë më parë.

Tha se ka përmirësuar kushtet në shkollat fillore, ka vendosur rend me grumbullimin dhe sistemin e mbeturinave, ka arritur të largojë deponinë e egër, të ndërtojë rrjetin primar të kanalizimit në vlerë prej 98 milion denarë, ta ndërtojë godininën komunale, të nis ndërtimn e çerdhës së parë, dhe të asfaltojë shumë kilometra rrugë.

Tha se ka gjetur zgjidhjen edhe për mungesën e ujit të pijshëm 24 orë, duke u lidhur në rrjetin e ujësjellësit të Shkupit dhe nga Penda e Likovës dhe se çdo shtëpi do të lidhet në rrjetin e ri kanalizues.

“Ky nuk është miting elektoral por ditë feste.  A do të fitojmë në raundin e parë? – Po. A jemi më të mirët? – Po.  Haraçina është krenaria jonë, aroma fitorës po vjen edhe nga prania e kryeministrit Zaev”.

“Para jush është një grua, një nënë,  një motër e juaja para jush është një femër që ka udhëhequr për herë të parë me komunën tonë, një femër që ka punuar për këto katër vite më shumë se sa të gjitha burrat së bashku për 20 vitet e kaluara. Kjo jam unë dhe këtu do të më keni edhe katër vitet e ardhshme” – u shpreh kandidatja për Kryetare të Komunës së Haraçinës nga rradhët e LSDM-së, Milikije Halimi.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev shprehet i bindur se zgjidhja më e mirë për qytetarët për katër vitet e ardhshme është oferta e LSDM-së. Haraçinasëve u premtoi se komunën do të shënderojë në një komunë moderne europiane.

“Ne kemi punuar shumë në komunën e Haraçinës sepse ne sip nuk i ndajmë njerëzit, nuk i ndajmë as komunat. Ne jemi maksimalisht të përkushtuar në zhvillim të barabartë të këtyre komunave dhe në krijimin e komunave europiane.  Jua kamë dhënë fjalën dhe përseri ua jap, Haraçina do tëjetë komunë europiane, tek unë  besa është besë. Atë që bëmë ne brenda katër vitet e fundit nuk është bërë as prej pavarësisë së këtij vendi.  Përveç se e zhvilluam Haraçinën për dy shekull më shumë, ne u treguam ligjerat për bashkim” – deklaroi Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev u premtoi qytetarëve se pas gjitha projekteve të kryetarëve të tyre do të qendrojë pushteti qendror, se do të punojnë për t’i vazhduar investimet dhe projektet e rëndësishme. Zaev tha se më 17 tetor LSDM do të fitojë tre herë më shumë kryetarë se sa VMRO-DPMNE. 

Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës, Oliver Ilievski tha se ai ka detyrën më të rëndë, t’i realizojë projektet dhe premtimet e vitit 2017 por njëkohësisht dhe t’i realizojë edhe projektet e tij të cilën i ka përpiluar më shumë se një vit.

Tha se do të punojë  për të zgjidhur çështjen e mungesës së ujit, kanalizimt dhe asfaltimit të  rrugëve, se do të mbështet bizniseat, se do të punojë për të thithur investime të reja dhe për të hapur vende të reja të punës.

Koalicioni i LSDM-së në këto zgjedhje garoi me 69 kandidatë për kryetarë të komunave dhe me lista të këshilltarëve komunal në çdo komunë.

Programi i tyre kishte disa shtylla. Kandidatët e LSDM-së u përbetuan se do të vendosin sistem të mirëfillët të komunikmit mes qytetarëve dhe kryetarët e komunave, se do të jenë pranë tyre dhe se do t’i zgjidhin problemet e tyre, dhe se do t’u përgjigjen në afatë 10 ditorë të gjitha iniciativave të qytetarëve. Janë përbetuar se do të punojnë për të rritur investimet dhe vendet e reja të punës dhe për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje, për zhvillim të përshpejtuar ekonomik, se do të gasifikojnë  shumë qytete të  vendit, dhe se do të investojnë në përmirësimin e  infrastrukturës  rrugore dhe në zhvillimin e turizmit duke pasur mbështetje për këto projekte nga pushteti qendror. (Rexhep Qamili, TVM2)