Zgjedhjet Lokale 2021, ASH-AlternAtivA përmbyll fushatën nga Tetova

15.10.2021 21:26

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët -Alternativa...

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët -Alternativa, përmbyllën fushatën  zgjedhore nga Tetova. Premtuan se do të realizojnë të gjitha premtimet dhënë në këto tre javë nëse marrin beismin e qytetarëve. tahnë se janë të pëkrujshtuar të tregojë se do duhet të qeveriset me komunat e ti vënë ato në shërbim të qytetarëve të tyre.

Premtuan transparencë, përgjegjësi e llogaridhënie. Krerët e koalicionit ASH-AAA, kërkuan votë për të gjithë kandidatët e tyre në çdo komunë. Thanë se   fitorja e opozitës  në Gostivar, Çair, Strugë, Bogovinë dhe komunat tjera do të jetë fitore për ndryshimin e madh historik për shqiptarët.

Sipas tyre, këto zgjehdje nuk janë vetëm për të parët e komunave, e nëse  fitohet bindshëm pushteti komunal,  madje pa shkuar në zgjedhje parlamentare, mund të formohet edhe një  shumicë e re në Kuvend.

Thanë se oponentët e tyre,  më kot janë munduar të ruajnë “status-quon” duke dashur që politikën ta cilësojnë në forma të ndryshme e duke lënë mbrapa ndershmërinë.

Sipas tyre, kandidatët e koalicionit Ash-Alternativa, po u tregojnë qytetarëve  se mund të jesh në politikë dhe të mbetesh i ndershëm, se  politika është nder dinjitet, guxim, përgjegjësi dhe mbi të gjitha është amanet, që ua lejnë fëmijëve në trashëgimi, për të qenë më e ndershme, më e ndritur ardhmëria e tyre. (Gazmend Rexhepi, TVM2)