Zgjedhjet Lokale 2021, BDI përmbyll fushatën nga Gostivari
Gostivari është qyteti ku Bashkimi Demokratik për Integrim....

Gostivari është qyteti ku Bashkimi Demokratik për Integrim vendosi të përmbull fushatën zgjedhore. Kandidati për kryetar Komune, Nevzat Bejta tha se ai dhe ekipi i tij kanë një program ambicioz, por edhe praktik për një komunë më të mire.
Bejta u zotua se agjenda e BDI-së për Komunën e Gostivarit përmban zgjidhje reale për çdo problem që kaënë banorët e Gostivarit.
Premtuan se do ta bëjnë Gostivarin më të mirë se do të bëjn mrekulli, por kanë ngelur vetëm ëndrrat sepse Taravari nuk zgjodhi as një problem, por për katër vite e kthej vendin shumë mbrapa, tha Bejta.
Ai tha se program i tij ka projekte per trafikun, për deponin Rusino, komunë të menaxhuar profesionalisht, për një qendër të qytetit pa kazino dhe një Gostivar pa qenë endacak.
Duke kërkuar mbështetjen e banorëve të Gostivarit u zotua se çdo vendbanim i komunës do të ketë infrastrukturë modern, çdo vendanim do të furnizohet me ujë të pijshëm dhe do të rindërtohen rrugët në të gjitha vendbanimet.
“Të bëhemi bashkë dhe mos të lejojm të na ndajn në vendin tonë. Kam hyrë në çdo shtëpi i kam ndëgjuar hallet e tyre, nuk kam bërë dallim se a janë antarë të BDI-së, të Besës të Alenacës, LSDM apo VMRO, unë ju kam thënë se do të jem kryetari i gjithë qytetarëve të Gostivarit. Ju kam thënë të votoni atë kandidat që do bëje punë të mira për Gostivarin. Unë kam dëgjuar edhe kritika për mua, por unë gjithmonë kam punuar shumë për qytetin nuk e kam përdor Gostivarin për karrierën time, për mua Gostivari është në vendin e parë. Gostivari ka nevoj për kryetar me përvojë” – u shpreh kandidati për Kryetar të Komunës së Gostivarit nga rradhët e BDI-së, Nevzat Bejta.
Lideri i BDi-së Ahmeti, i siguron të gjithë qytetarët se oferta e tyre është më e përpunuara dhe më e studiuara e cila meriton që qytetarët me 17 tetor të japin mbështetjen e tyre duke votuar për nr 3.
Ne asnjëherë nuk jemi dorëzuar para vështirësive dhe kështu do të jetë edhe kësaj rradhe, tha Ahmeti para Banorëve të Gostivarit.
Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale të 17 tetorit do të merr pjesë me 19 kandidatë për kryetar komunash dhe 35 lista këshilltarësh. (Sanije Duraku, TVM2)
