Zgjedhjet Lokale 2021, Maqedonia në heshtje zgjedhore
Maqedonia e Veriut është në heshtje zgjedhore....

Maqedonia e Veriut është në heshtje zgjedhore, për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, më 17 tetor. Të drejtë vote kanë për këto zgjedhje, konformë listës së zgjedhësve kanë 1 824 864 votues.
Rreth 8000 votues, të sëmurë dhe në izolim
Sot votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe personat në izolim. Sipas KSHZ-së, të drejtën e votës sot mund ta shfrytëzojnë 10 653 votues.
Gjatë ditës së sotme këshillat zgjedhor në shtet do të realizojnë votimet e pesronave që janë të sëmurë ose të pamundur ose në paraburgim shtëpiak e që kanë dorëzuar dokumentet përkatëse në Komisionet Zgjedhore Komunale.
“Në shtëpitë e tyre, të drejtën e votës do ta realizojnë 7.921 votues të cilët janë paraqitur për votim. Si persona që janë në karantin shtëpiak ose u është caktuar masa vetëizolim për shkak të Kovid 19, në shtëpitë e tyre do të votojnë 476 persona. Këtë votim do ta realizojnë këshilla zgjedhor të posaçëm.” - tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
KSHZ: Kemi siguruar kushte për proces pa pengesa
Në këto zgjedhje për herë të parë do të aplikohet edhe identifikime me shenjat e gishtit. KSHZ njofton se veç furnizimit me pajisje janë siguar të gjitha kushtet për funksionin të pandërprerë.
Në prag të ditës së votimit, kreu i KSHZ-së edhe një herë sqaroi mënyrën e votimit, që fleta e votimit të jetë e vlefshme.
“Me këtë rast duam të rikujtojmë votuesit se konformë Kodit Zgjedhor dhe udhëzimit të miratuar nga KSHZ, fletëvotimet e tyre duhet t’i shënojnë duke rrethuar numrin rrendor para kandidatit për të cilin duan të votojnë, përkatësisht për listën e kandidatyëve, me stilolaps me ngjyrë të kaltër.” – deklaroi Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do t’i vëzhgojnë organizata dhe mediume, vendore dhe të huaja. KSHZ ka akredituar 1247 vëzhgues, prej të cilëve 870 janë vëzhgues vendor dhe 367 vëzhgues të huaj, si dhe dhjetë gazetarë të huaj. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
