Negociata e nëntorit mes Shkupit dhe Sofjes, Kërzhallovski: Nuk kam shpresa për rezultat

16.10.2021 14:12

Raundi i ri i bisedimeve mes Shkupit dhe Sofjes....

Raundi  i ri i bisedimeve mes Shkupit dhe Sofjes për tejkalimin e dallimeve  i paralajmëruar nga  zyrtarët bullgar, për njohësit e kontesteve ndër-shtetërore nuk paraqet rezultat shpresdhënës.

Aleksandar Kërzhallovski  nga Qendra Maqedonase për  Bashkëpunim Ndërkombëtar thotë se ndasitë e mëdha mes palëve, nuk lënë  hapësirë për marrevshje në afat të shkurtër.

“Mirë është të lëvizin punët,   të kemi bisedime dhe të ketë ndonjë përparim apo eventulaisht zgjidhje. Unë nuk jam optimist se mund të arrihet marrëveshje për kohë të shkurtër, siç duam në dhjetor dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Dallimet janë shumë të mëdhaja ndërsa bullgarët rritin  kërkesat” – u shpreh analisti politik, Aleksandar Kërzhallovski.

Kërzhallovski druan se para Samitit të dhjetorit në Këshillin e Punëve të Përgjithsme, qeveria e RMV-së  do të lëshojë pe  në favor të Bullgarisë, me të vetmin qëllim që të kapi  trenin e fundit  nga mbledhjet e BE-së për këtë vit, dhe ti fillojë negociatat.

“Frika ime është se   në atë periudhë të shkurtër qveria jonë si në rastin   me Marrëveshjen e Prespës  ku për më pak se një muaj  nga “Maqedonia e Ilindenit” arritëm përmbajtjen e Marrëveshjes së Prespës. Do të bëhet shumë lëshim që të arrihet çfarëdo lloj rezultati në kuptim të vazhdimit të integrimeve eropiane. Kjo për fat të keq do të jetë në dëm të interesave maqedonase” – deklaroi analisti politik, Aleksandar Kërzhallovski.

Sipas paralajmërimeve nga zyrtarë të lartë të vendeve përkatëse, raundi i ri i bisedimeve do të bazohet në protokollin dypalësh prej 6 pikash, i cili duhet të jetë gati deri në fillim të nëntorit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)