Maqedoni
Blerja e truallit, kadastra punon sot dhe nesër
13.12.2014 18:31
Sportelet e Kadastrës në mbarë vendin do të punojnë edhe sot, edhe nesër me orar të rregullt nga ora 8 e 30 deri në orën 19...

Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive bëri me dije se ky orar i jashtëzakonshëm i punës është vendosur me qëllim që t’u dilet në ndihmë qytetarëve që nuk kanë aplikuar ende për blerjen e truallit.
Afati për aplikim do të skadojë të hënën, më 15 dhjetor.
