Zgjedhjet Lokale, sot votojnë të burgosurit dhe ata në paraburgim

16.10.2021 15:34

Një ditë para zgjedhjeve lokale....

Një ditë para zgjedhjeve lokale që janë caktuar për tu mbajtur të dielën, të drejtën e votës do ta shfrytëzojn të brgosurit dhe ata që janë në paraburgim. 

Në certifikatën e fundit të Listës së Votuesve janë regjistruar 1.899 votues që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim ditën e zgjedhjeve.

Aktualisht në burgun e Idrizovës dënimin e vuajn 1112 të persona, dhe ata me të drejtë vote patën mundësi që të shfrytëzojn te derjtën e votimit. 

“Në burgun e Idrizovës numri i përgjithshëm i të burgosurve është 1112 persona, prej tyre 107 janë të huaj, 1005 janë me të drejtë vote, prej këtyre në listën zgjedhore janë 988 pasi që çdo dit ka hyrje të reja ose dalje nga burgu. Obligim i joni është që tu mundsojmë të gjithë personave që janë në burg  ta shfrytëzojnë të drejtën e votës” – tha Drejtori i burgut të Idrizovës, Јovica Stojanoviq.

Kryetarja e komisionit komunal të zgjdhjeve është e kënaqur nga dalja e votuesve.

“Jemi në vendvotimin 2536 që gjindet në burgun e Idrizovës. Deri më tani dalja është e kënaqshme sepse 20 përqind e votuesve dolën dhe e shfrytëzuan të drejtën e tyre. Nuk jemi ballafaquar me ndonjë vështirësi ose probleme, gjithçka ka ecur mirë këtu kemi votues nga 59 komuna kështu që secili voton për kryetarin e komunës dhe këshilltarët komunal ku ai është banor”.

Edhe pse në këto zgjdhje për së pari herë do të përdoret indetifikimi biometrik,pra  votimi me shenja gishtash, kjo nuk vlen për të burgosurit pasi që KSHZ vendosi që personat që do të votojnë të shtunën të mos kontrollohen me këto pajisje, por votimi të bëhet me llambë UV, e cila kontrollon nëse personi ka votuar më parë, dhe me spërkatje, për të shënuar se tashmë është shfrytëzuar e drejta e votës. (Sanije Duraku, TVM2)