Hotelierët frikësohen për turizmin në Strugë
Shoqata e hotelierisë ka paralajmëruar....

Shoqata e hotelierisë ka paralajmëruar se trendi i rritjes së çmimeve do të prekë edhe sektorin e tyre. Punonjësit hotelierik thonë se janë të detyruar të rrisin çmimet e shërbimeve hotelierike, në kafene dhe lokale, sepse kostot janë të larta.
"Të prekur nga kjo pandemi, çmimet tona u ulën maksimalisht për të tërhequr sa më shumë mysafirë. Sidoqoftë, kostot po bëjnë punën e tyre për sezonin e ardhshëm, ne të gjithë jemi të përqendruar në analiza dhe operacione matematikore se si të balancojmë mundësitë e rregullimit të çmimit me tregun tonë dhe natyrisht që mbulojmë kostot që tashmë janë në përgjegjësinë tonë" – tha Toshe Çoçoroski, hotelier.
Qytetarët: I lartë për standardin tonë
Qytetarët e Strugës thonë se çmimet nëpër restorante dhe kafene tashmë janë të larta për standartin e jetesës në vendin tonë, ndërsa rritja edhe më shumë e çmimeve do të ndikojë negativisht në turizëm.
“Po do të ndikojë sepse nuk do të ketë më aq shumë turistë, se çdokush do të bëjë pushime lirë edhe mirë"
"Do ketë problem, do vijnë më pak njerëz, ashtu është ekonomia këtu dobët është"
"Shumë keq, për turizmin e brendshëm do jet shum keq, s’do ketë mundësi njeri një pushim ta bëje"
"Po do ndikoje shumë në turizëm, nuk është mirë rritja e çmimeve, nëse vazhdon kështu nuk do të kemi turistë"
"Do ndikojë negativisht, si për standartin e jetesës sonë ashtu edhe për hotelet, do ulet prometi" – thanë disa nga qytetarët e anketuar.
Nga HOTAM kanë paralajmëruar se çmimet për shërbimet hotelierike do të rriten me 20%, ndërsa janë rritur edhe kostot e marrëveshjeve tashmë të bëra me operatorët turistik të huaj për vitin 2021. (Ilmije Zhaku, TVM2)
