Zgjedhjet Lokale në Kosovë, KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor
16.10.2021 17:14
Edhe në Kosovë nesër mbahen zgjedhjet lokale....

Edhe në Kosovë nesër mbahen zgjedhjet lokale qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur të shtunën që të shpërndajë materialin zgjedhor – përfshirë fletëvotimet – për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.
