Qytetarët e Tetovës përgatiten për dimër, nuk duhet të ketë shtrenjtim të rrymës

16.10.2021 17:43

Qytetarët e Tetovës, janë kundër rritjeve të çmimeve...

Qytetarët e Tetovës, janë kundër rritjeve të çmimeve elementare por edhe ato energjitike.

Ata për TVM2 thonë se edhe ashtu çmimet janë më të larta në rrajon. Edhe Këtë vit qytetarët janë përgaditur për sezonin e dimrit, dikush do shfrytëzon drunin, peletin por edhe rrymën si lëndë për tu ngrohur.

Një qytetar nga diaspora tha se çmimet këtu janë më të larta se në Gjermani e Zvicër.

“Me rrymë planifikojm. Dy javë apo tre javë paguajm 300 euro. Me i krahasuar çmimet, këtu janë dyfish më të larta se sa në Zvicër ose Gjermani, këtu janë dy fish më lart”.

“Ne planifikojm me dru”.

“I kemi modelet e reja që janë për tu ngrohur e shfrytëzoj energjin elektrike për tu ngrohur. Nuk ka nevoj të rriten çmimet e energjis, jo që është lir dhe tani, të rriten”.

“Ne nxemjen e bëjm me dru. Jo se është me lir, e njejta është po ashtu e përdorim. Çmimet janë të larta edhe ato ushqimore” – thanë disa nga qytetrët e intervistuar nga TVM2.

Qytetarët kërkojnë të bëhet kujdes në rritjen e çmimeve dhe të bëhet plan për ti mbrojtur ata sepse mund të rritet revolti i tyre. (Visar Sadiki, TVM2)