Zgjedhjet Lokale 2021, votuan të sëmurët, të pamundurit dhe në izolim

16.10.2021 17:55

Rreth 8000 të sëmurë dhe të pamundur....

Rreth 8000 të sëmurë dhe të pamundur në nivel republike si dhe afër 500 persona në izolim, të cilët janë paraqitur për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës në shtëpi, kanë patur mundësinë që të votojnë të sot, një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme lokale të 17 tetorit.

Për këtë kategori votuesish, procesin e votimit e kanë bërë këshilla vendor të posaçëm, kryesisht në përbërje nga personel mjeksor të cilët zbatojnë protokolet speciale për mbrojtje nga Kovid19. U votua edhe në Kërçovë. 

“Sot në ora tetë ne kemi filluar me shpërndarjen e materialeve, poashtu kanë votuar edhe njerëzit e sëmurë, 329 ndërsa me kovid janë tre që do të votojnë prej orës dy.” – tha kryetarja e KKZ-së, Kërçovë, Afije Ismaili.

Identifikimi i votuesve të sëmurë, të pamundur dhe në izolim nuk bëhet me shenjat e gishtit, por me dokument identifikimi, me sprej dhe llambë ultravjollcë.

Në rajonin lindor të vendet këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar rreth 1400 persona. Më shumë persona janë paraqitur në Dellçevë dh Shtip.

“Ekipet e KKZ-së ia japin ekipit mjeksor listat me emrat, adresat dhe të dhënat e tjera ku ekipi mjetësor duhet shkojë për të mundësuar votimin. Dei tani janë zbatuar të gjithë protokollet. I kemi të gjitha mjetet mjekësore që duhet të kemi për zbatimin e këtyre protokolleve që të mbrohet edhe ekipi edhe votuesit.” – u shpreh Verica Stojmenova nga KKZ Shtip.

Gjatë ditës së sotme të drejtën e vëte për votim kanë patur mundësi që ta shfrytëzojnë edhe gjashtë persona në Institucionet për të zhvendosurin e brendshëm dhe 351 votues të cilët janë në Institucionet për përkujdesje jashtë familjes. (Shpëtim Nuredini, TVM2)