Kosova voton të dielën për zgjedhjet lokale, rreth 1 milion e 886 mijë qytetarë me të drejtë vote

16.10.2021 18:06

Të dielën qytetarët e Kosovës....

Të dielën qytetarët e Kosovës do të votojnë për të zgjedhur kryetar komunash dhe përfaqësues në këshillat komunale.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues. 

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, ka bërë të shtunën shpërndarjen e materialit zgjedhor.  Policia dhe zyra e prokurorit thonë se të gjitha përgatitjet janë bërë për zgjedhjet.

Nga KQZ  thonë se të gjitha përgaditjet për fillimin e zgjedhjeve janë gati,  dhe apeluan deri te qytetarët të dalin dhe të shfrytëzojn të drejtën e tyre për të votuar.

“Materialet e rëndësisë së veçantë do të dërgohen në depot e komisioneve komunale në 38 komuna të Kosovës. Sipas vendimit të komisionit  Qëndror të zgjedhjeve për zgjedhjet për kryetar të komunave janë shtypur 1698600 dhe po kaq fletvotime per kuvendet komunale” – u shpreh zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Zgjedhje komunale  në Kosovës zhvillohen në 38 komuna përfshirë edhe ato në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 qendra votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëri të ditur se ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021. (Sanije Duraku, TVM2)