Covid 19, 14 viktima, 395 të infektuar dhe 245 të shëruar
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit....

14 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Viktimat janë 6 nga Shkupi. 2 nga Velesi, dhe nga një në Manastir, Makedonski Brod, Radovish, Kumanovë dhe Strumicë.
Të gjithë personat e paraqitur kanë vdekur në spital.
Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “ Termini im”, u raportuan edhe 7 persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 5 shtatori deri 10 tetor.
Tre persona të vdekur janë të regjistruar në Shkup, dy në Tetovë dhe nga një në Kriva Pallankë, dhe Prilepi.
4 persona kanë ndërruar jetë në spital dhe 3 në shtëpi.
Nga 3.595 testime të realizuara kanë rezultuar positiv 395 persona, kryeson Shkupi me 177 raste të reja.
Janë regjistruar edhe 245 pacientë të shëruar, Në vend ka 6.813 raste aktive.
