Maqedoni

KSHZ: Po tejkalohen problemet me aparatet për fingerprint

17.10.2021 10:58

Kreu i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski pranoi se ka pasur probleme mëngjesin e sotëm me votimin biometrik.

Kreu i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski pranoi se ka pasur probleme mëngjesin e sotëm me votimin biometrik. Dashtevski tha se ekipe teknike tashmë po zgjidhin problemet e tilla dhe njoftoi se në ato vendvotime që ka pasur ndërprerje të vendvotimit do të vazhdohet koha për të votuar.
 
“Bëhet fjalë për një përqindje të vogël. Megjithatë thash, po zgjidhen në vazhdueshmëri, një pjesë e madhe janë zgjidhur, ndërsa për kohë të shpejtë do të zgjidhen edhe tjerat. Vlen rregulla e ligjit, se nëse ndërpritet votimi, vazhdon për aq kohë sa është ndërprerë, sipas Kodit Zgjedhorë, kuptohet jo më tepër se tre orë”, deklaroi Dashtevski.
 
Nga gjithsej 1.824.864 votues, deri në orën 9:30 në KSHZ kanë mbërritur të dhëna nga 1.325 vendvotime ose 38,07 për qind. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në vendvotime nga të cilat kanë mbërritur të dhëna është 714.568, ndërsa numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kanë votuar në vendvotime nga të cilat kanë mbërritur të dhëna është 23.468 ose 3,28 për qind. Këtë e bëri të ditur në konferencën e sotme për media kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.