Futboll
Bayerni demonstron fuqinë ndaj Augsburgut
13.12.2014 18:41
Bayerni ka mposhtur Augsburgun në javën e 15-të në Bundesligë me rezultat të thellë 4 me 0, për të dëshmuar formën e lartë që po e gëzon...

Bavarezët si mysafir mposhtën Augsburgun fal katër golave në pjesën e dytë.
Mehdi Benatia nisi serinë e golave në minutën e 58-të, duke shënuar me kokë pas harkimit të Franck Riberys.
Një minutë më vonë Arjen Robben shënoi për 2 me 0. Holandezi mposhti vendasit me një goditje të bukur nga distanca.
Robert Lewandowski trefishoi epërsinë e Bayernit me një tjetër gol të bukur në minutën e 68-të, tre minuta para se Arjen Robben me golin e dytë personal të vuloste rezultatin përfundimtar të takimit.
Xherdan Shaqiri edhe këtë takim e përcolli nga banka rezervë.
Me këtë fitore Bayerni si lider arrin në kuotën e 39-të pikëve, dhjetë më shumë se Wolfsburgu, që është i dyti.
Pas 15 ndeshjeve skuadra e Pep Guardiolas është e pamposhtur. Bayerni ka 12 fitore dhe tri barazime.
