Maqedoni
MPB: Nuk është raportuar asnjë incident
17.10.2021 12:00
Nga ministria e punëve të Brendshme thonë se deri në këto momente nuk është raportuar ndonjë shkelje e të drejtës për të votuar....

Nga ministria e punëve të Brendshme thonë se deri në këto momente nuk është raportuar ndonjë shkelje e të drejtës për të votuar.
“Deri më tani, për pjesën që mbulon Ministria e Brendshme asnjë incident nuk është raportuar që nga fillimi i votimit. Tani për tani zgjedhjet po shkojnë në mënyrë paqësore dhe ashtu siç duhet të jetë",- thonë nga MPB.
Nga MPB njofto të shtunën janë konstatuar disa raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore, si raste të dhënies dhe ofrimit të ryshfetit, por edhe përleshje fizike. Nga MPB bëjnë thirrje qytetarëve që të paraqiten në numrin e telefonit 192 nëse ka shkelje të së drejtës së votës.
